Ky dokument synon të edukojë dhe të krijojë mjedis të sigurt për të gjithë, në të cilin do të ndjehen të mirëpritur, të sigurt dhe të aftë të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe të përmbushin potencialin e tyre duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë.

Për më tepër, qëllimi i këtij dokumenti është të përcaktojë nevojën për veprim dhe reagim në rast të dhunës, të punojë në riintegrimin e viktimave dhe autorëve dhe të rrisë ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve në shkolla për dhunën dhe të përmirësojë sigurinë përmes promovimit të mjedisit të sigurt për të gjithë.

Ky dokument u dedikohet për të gjithë palëve të interesuara në shkollë. Aty bëjnë pjesë nxënësit, prindërit / kujdestarët, këshilli i shkollës, drejtori, anëtarët e aktivës së ndryshme shkollore dhe profesionale, mësuesit, shërbimet profesionale dhe personelin tjetër që në një farë mënyre kanë rol aktiv në proceset e ndryshme në mjedisin shkollor. Ky dokument përfshin përmes bashkëpunimit të gjitha institucionet përkatëse që punojnë në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna.

SHKARKO DOKUMENTIN