најГЛАСни: Shpërblim për pjesëmarrjen e shkollës së mesme
Çfarë do të thotë komunitet aktiv i nxënësve të shkollave të mesme?
Si bashkëpunon komuniteti i nxënësve me shërbimet e shkollës?
Çfarë bën dhe si i përfshin nxënësit?
Çfarë suksesesh ka dhe me çfarë sfidash përballet?
Tregoni historinë e komunitetit tuaj të nxënësve të shkollës së mesme dhe merrni pjesë në thirrjen për shpërblim për pjesëmarrjen e shkollës së mesme.
Thirrja është e hapur për të gjitha komunitetet e shkollave të mesme nga shkollat publike dhe private të cilat gjatë vitit shkollor 2021/2022 kanë qenë aktive dhe kanë kontribuar në pjesëmarrjen më të madhe të nxënësve në vendimmarrje.
Çfarë paraqet shpërblimi për pjesëmarrje të shkollës së mesme?
Fondacioni Konrad Adenauer dhe Shoqata e Liderëve për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim, si mbështetës dhe promovues aktivë të pjesëmarrjes së nxënësve gjatë viteve të fundit, vendosën shpërblimin për pjesëmarrjen e shkollave të mesme, në shenjë vlerësimi të aktivitetit dhe punës së këtyre trupave të nxënësve për përmirësimin e pozicionit të nxënësve në shkollat e tyre dhe përfshirjen në proceset shkollore.
Shpërblimi për Pjesëmarrjen e shkollës së mesme do të ndahet në nivel vjetor, për komunitetet e nxënësve që demonstrojnë aktivitet dhe përkushtim drejt promovimit të demokracisë shkollore. Nëpërmjet shpërblimit për pjesëmarrjen e shkollës së mesme, duam të japim nxitjen dhe kontributin tonë për pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme në vendin tonë, por edhe të njohim, shpërblejmë dhe mbështesim shembujt pozitivë në veprimin e nxënësve të shkollave të mesme.
Në kuadër të kësaj thirrjeje do të përzgjidhen maksimumi 3 komunitete të shkollave të mesme, të cilat në periudhën e kaluar me aktivitetet e tyre kontribuuan në pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme, në shkollat e tyre dhe që kanë plan dhe vizion për periudhën në vijim
Si të aplikoni?
Aplikimi për shpërblimin bëhet në mënyrë elektronike duke plotësuar aplikacionin në LINKUN e mëposhtëm. Aplikimi duhet të jetë i plotë dhe i detajuar së bashku me dokumentet shoqëruese të kërkuara. Duhet të plotësohet nga nxënësi/it dhe mësuesi përgjegjës që janë pjesë e udhëheqësisë së komunitetit të nxënësve të shkollës së mesme në kuadër të shkollës.
Afati i aplikimit skadon më 20.02.2022.
Si do të përzgjidhen fituesit?
Fituesit do të përzgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara saktë nga një komision 3 anëtarësh i përbërë nga: përfaqësues i KAS-së, përfaqësues i LEAD-it dhe përfaqësues i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë:
Nga totali i aplikimeve të pranuara do të përzgjidhen 4 deri në 6 finalistë, të cilët do të njoftohen jo më vonë se data 1.03.2022.
Finalistët do të ftohen të marrin pjesë në një ngjarje përfundimtare dy-ditore që do të mbahet kah mesi i muajit marsit 2022. Çdo finalist do të përbëhet nga katër përfaqësues (tre nxënës dhe mësuesi përgjegjës) nga komunitetet e përzgjedhura të nxënësve. Në aktivitetin dyditor, finalistët do të kenë mundësinë të prezantojnë punën e komunitetit të nxënësve të shkollës së mesme, nga ku do të shpërblehen 3 komunitete të nxënësve të shkollave të mesme.
Nga çfarë përbëhet shpërblimi?
Çdo komunitet shkollor i shpërblyer do të marrë një mirënjohje, pllakë dhe bander me shpërblimin dhe logon dhe emrin e komunitetit të nxënësve.
Të tri komunitetet e nxënësve përveç mirënjohjes do të marrin edhe mbështetje financiare në shumë prej 10.000 denarë për realizimin e një aktiviteti në kuadër të shkollës së tyre deri në fund të vitit shkollor 2021/2022. Përveç kësaj, do të marrin udhëzime dhe mentorim nga LEAD, KAS dhe UNSHM se si të përmirësojnë punën e tyre dhe si të zbatojnë aktivitetin/iniciativën e paramenduar.