Çfarë do të thotë komunitet aktiv i nxënësve të shkollave të mesme? Si bashkëpunon komuniteti i nxënësve me shërbimet e shkollës? Çfarë bën dhe si i përfshin nxënësit? Çfarë suksesesh ka dhe me çfarë sfidash përballet?
Tregoni historinë e komunitetit tuaj të nxënësve të shkollës së mesme dhe merrni pjesë në thirrjen për shpërblim për pjesëmarrjen e shkollës së mesme.
Thirrja është e hapur për të gjitha komunitetet e shkollave të mesme nga shkollat publike dhe private të cilat gjatë vitit shkollor 2021/2022 kanë qenë aktive dhe kanë kontribuar në pjesëmarrjen më të madhe të nxënësve në vendimmarrje.
Çfarë paraqet shpërblimi për pjesëmarrje të shkollës së mesme?
Fondacioni Konrad Adenauer dhe Shoqata e Liderëve për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim, si mbështetës dhe promovues aktivë të pjesëmarrjes së nxënësve gjatë viteve të fundit, vendosën shpërblimin për pjesëmarrjen e shkollave të mesme, në shenjë vlerësimi të aktivitetit dhe punës së këtyre trupave të nxënësve për përmirësimin e pozicionit të nxënësve në shkollat e tyre dhe përfshirjen në proceset shkollore.
Çmimi për pjesëmarrje të nxënësve të shkollave të mesme i jepet çdo vit NJË komuniteti studentor që demonstron aktivitet dhe përkushtim për avancimin e demokracisë shkollore. Nëpërmjet çmimit për pjesëmarrje në shkollat e mesme, ne duam të japim nxitjen dhe kontributin tonë për pjesëmarrjen e shkollave të mesme në vendin tonë, por edhe të njohim, shpërblejmë dhe mbështesim shembuj pozitivë në veprimin e nxënësve të shkollave të mesme..
Gjenerata e parë e pjesëmarrjes së nxënësve për vitin shkollor 2021/2022 iu nda:
Çmimi për pjesëmarrjen në shkollën e mesme, mbështetet edhe nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme i cili është organi më i madh përfaqësues i gjimnazistëve.
Si të aplikoni?
Aplikimi për shpërblimin bëhet në mënyrë elektronike duke plotësuar aplikacionin në LINKUN e mëposhtëm. Aplikimi duhet të jetë i plotë dhe i detajuar së bashku me dokumentet shoqëruese të kërkuara. Duhet të plotësohet nga nxënësi/it dhe mësuesi përgjegjës që janë pjesë e udhëheqësisë së komunitetit të nxënësve të shkollës së mesme në kuadër të shkollës.
Afati i aplikimit skadon më 23.04.2023.
Çfarë vijon pas skadimit të afatit për aplikim?
Pas skadimit të afatit për aplikimet do të vlerësohen dhe prej tyre do të përzgjidhen 6 finalistë të cilët nga 9 deri në 11 maj në Veles në ngjarjen finale do të mund të mund të prezantohen para komisionit të jurisë.
Çdo finalist do të përbëhet nga katër përfaqësues (tre nxënës dhe mësimdhënësi përgjegjës) nga komunitetet e përzgjedhura të nxënësve. Në aktivitetin treditor, finalistët do të kenë mundësi të prezantojnë punën e tyre para komunitetit të nxënësve të shkollave të mesme.
Si do të përzgjidhen fituesit?
Fituesit do të përzgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara saktë nga një komision 3 anëtarësh i përbërë nga: përfaqësues i KAS-së, përfaqësues i LEAD-it dhe përfaqësues i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë:
Shembuj të pjesëmarrjes të nxënësve të shkollave të mesme
Pjesëmarrja e nxënësve në vendin tonë ende nuk është zhvilluar deri në fund dhe shpesh ekzistojnë kuptime të gabuara për atë se çfarë paraqet ajo në fakt:
Shembuj për pjesëmarrje të vërtetë: Komuniteti i shkollës diskuton në një takim se si të kontribuojë në reduktimin e dhunës së bashkëmoshatarëve (bullizmit). Në mbledhje nxirren një sërë përfundimesh, të cilat i dërgohen drejtorit dhe shërbimeve të shkollës, ku më pas miratohen dhe zbatohen në një mbledhje të përbashkët.
Shembull i cili nuk paraqet pjesëmarrje të vërtetë: Shkolla/mësimdhënësit janë në takim me komunitetin e shkollës dhe propozojnë të organizojnë një ngjarje për ditën e pranverës. Nxënësit janë tërësisht të angazhuar në realizimin e aktiviteteve dhe për këtë shkak nuk mund të diskutojnë për zgjidhjen e sfidave të nxënësve.
Nga çfarë përbëhet shpërblimi?
Çdo komunitet shkollor i shpërblyer do të marrë një mirënjohje, pllakë dhe bander me shpërblimin dhe logon dhe emrin e komunitetit të nxënësve.
Një komuniteti e nxënësve përveç mirënjohjes do të marrin edhe mbështetje financiare në shumë prej 30.000 denarë për realizimin e një aktiviteti në kuadër të shkollës së tyre deri të vitit 2023. Përveç kësaj, do të marrin udhëzime dhe mentorim nga LEAD dhe KAS se si të përmirësojnë punën e tyre dhe si të zbatojnë aktivitetin/iniciativën e paramenduar.
Afati kohor tregues i të gjithë procesit
Kriteret për përzgjedhje janë si vijon:
ORGANIZIMI DHE MËNYRA E FUNKSIONIMIT TË KOMUNITETIT TË NXËNËSVE TË SHKOLLËS:
NUMRI TOTALI I PIKËVE TË MUNDSHME 25 PIKË
SHKALLA E NDIKIMIT DHE PJESËMARRJES NË KONSULTIME DHE VENDIMMARRJE BRENDA SHKOLLËS:
NUMRI TOTALI I PIKËVE TË MUNDSHME 25 PIKË
SHKALLA E AKTIVITETIT NË KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË NDRYSHME DHE PËRFSHIRJEN E NXËNËSVE NË TO:
NUMRI TOTALI I PIKËVE TË MUNDSHME 20 PIKË